
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.
Reagimi e ka shpërndarë në rrjetet sociale zëdhënësi Faton Abdullahu.
“Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës fton organet e përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti dhe që autorin e këtij veprimi ta vënë para drejtësisë. Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt” ka reaguar PDK./Gazeta10