
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar kongresmenin Kevin McCathyn për zgjedhjen e tij si Kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, raporton Gazeta10.
Ai i ka uruar një mandat shumë të suksesshëm.
Më tej ai ka thënë se mezi pop ret që të punojë së bashku me të për të forcuar raportet dhe aleancën e shkëlqyer.
Këtu keni postimin e plotë:
“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10