
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në mars po bëhen dy vitë të qeverisjes së mirë, pa korrupsion dhe me investime, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ka reforma rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të republikës si dhe ka përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme.
Këto komente ai i ka bërë gjatë mbledhjes së brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”, ka thënë Kurti ndër të tjera. / Gazeta10