Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon pa incidente protesta në Shtërpcë

Gazeta10
08 January 2023 - 13:34

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e serbëve në Shtërpcë, pas plagosjes së dy të rinjve, ka përfunduar pa incidente.

Përpos kësaj, njoftohet se edhe rruga për qarkullim të automjeteve, është liruar.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente.”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, qytetarët serbë janë mbledhur sot në Shtërpcë për të shprehur protestën e tyre ndaj plagosjes  së dy të rinjve serbë nga një shqiptar i cili është edhe ushtarë i FKS-së dhe i cili në seancën e sotme deklaroi se këto të shtëna me armë i ka bërë në ajër dhe tokë për vetëmbrojtje sepse serbët e kishin sulmuar.

Por, lidhur me këtë incident ende mbetet e pasqaruar situata.

Në monitorimin e situatës ishte Policia e Kosovës dhe KFOR-i/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.