Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një këmbësore

Gazeta10
08 January 2023 - 14:28

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në të cilin është goditur një këmbësore nga automjeti, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se vozitësi është shoqëruar në stacion policor ndërkaq që këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.