
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të kemi mot kryesisht të vranët, pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.
Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shendrrohen në fjolla bore.
Sipas Institutit në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.
Temperaturat maksimale do të shkojnë 8 deri 10 gradë celsius, ndërsa minimalet deri në -3 gradë celsius./Gazeta10