Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në takim me kryetarët e komunave: Shpenzimi i buxhetit të jetë i hapur dhe transparent

Gazeta10
10 January 2023 - 11:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me kryetarët e komunave që po zhvillohet aktualisht ka thënë se shpenzimi i buxhetit komunal duhet të jetë i hapur, raporton Gazeta10.

Më tej ai ka thënë se ky shpenzim duhet të jetë edhe llogaridhënës.

“Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve”

Tutje, Kurti ka thënë se në vititn që po lëm pas është përmirësuar dukshëm imazhi i vendit si dhe Kosova është cliruar nga korrupsioni.  

“Në vitin të cilin e lam pas kemi përmirëuar dukshëm imazhin e vendit tonë dhe e kemi përmbyllur me vitin me aplikimin zyrtar për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Europina. Kosova ka filluar të clirohet nga korrupsioni”, ka thënë ai më tej.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.