
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk pajtohet që ta njeh Kosovë dhe të anëtarësohet në OKB, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se nuk është akoma ndonjë diskutim politik për thelbin e problemeve.
Më tej, ai ka thënë se dikush po mundohet që të ia imponojë një zgjidhje Serbisë sipas së cilës ajo hyn në BE nëse e njeh Kosovën.
“Së pari duhet të zbatohet gjithçka që është nënshkruar, së dyti, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe të pajtohemi që Kosova të anëtarësohet në OKB, sepse nuk kemi bërë asnjë diskutim politik për thelbin e problemit të marrëdhënieve tona të ndërsjella. Nuk kemi dialoguar se si të arrijmë politikisht zgjidhje dhe tani dikush dëshiron të imponojë që Serbia duhet të bëjë diçka, ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, është përgjigjur Daçiq në pyetjen e Tanjug për hapat e ardhshëm të Serbisë pas vendimit të KFOR-it. / Gazeta10