
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë, raporton Gazeta10.
SHSKUK-ja ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë që të ndërmarr masat e nevojshme, duke theksuar se njëri nga kirurgët është shkarkuar nga detyra e u.d shefit të Repartit dhe po ashtu të tre janë suspenduar nga puna.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është njoftuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, se gjatë ditës së sotme, janë arrestuar dy kirurgë të Spitalit të Vushtrrisë. Pas publikimit të lajmit në medie, ditën e djeshme, menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar nga drejtoria e Spitalit të Vushtrrisë të ndërmarrë masat e nevojshme, konform legjislacionit në fuqi. Sipas njoftimit të Spitalit, njëri nga kirurgët është shkarkuar nga pozita u.d shefit të Repartit dhe është suspenduar nga puna, po ashtu, edhe dy kirurgë të tjerë janë suspenduar nga puna deri në një vendim të ri.”, thuhet në reagimin e tyre.
Kujtojmë së gjatë ditës së djeshme është publikuar një artikull ku dëshmonte se kirurgët në spitalin e Vushtrrisë kërkonin para për të operuara disa persona./Gazeta10