
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas video-mesazhit të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ishin thumbuar partitë opozitare si PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja e që akuzoheshin për vjedhje, zhvatje, hajni dhe pasurim nga politika, raporton Gazeta10.
Mustafa e ka publikuar një foto të llogos të kompanisë filmike “Netflix”, derisa ia ka ndryshuar emrin duke e quajtur “NETVVLIX”, duke e thumbuar LVV kishte shkruar “Kur s’punon, bën filma.”.
Gjatë ditës së sotme partia në pushtet ka publikuar një video ku ka goditur kundërshtarët politikë.
Nga opozita, Qeveria u kritikua se nuk po merret me probleme të qytetarëve por po godet ata, madje disa nga deputetët e quajtën të mjerë gjendjen në të cilën ka mbetur Kosova./Gazeta10