Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Një kombëtare po mendon seriozisht emërimin e Gerrard në krye të stolit

Gazeta10
10 January 2023 - 21:54

Steven Gerrard është duke u shqyrtuar për një rol të ri trajneri, ndërkohë që është pa skuadër prej se është shkarkuar nga Aston Villa.

Legjenda e Liverpoolit është kontaktuar nga Polonia për ta zënë vendin e Czeslaw Michniewicz në drejtimin e përfaqësueses – njofton The Sun.

Gerrard ishte i shkëlqyer në punën e tij të parë si trajner kur i drejtoi Rangers drejt triumfit të parë të titullit skocez që nga viti 2011.

Ish-futbollisti anglez është duke u konsideruar seriozisht për postin e përzgjedhësit të Polonisë dhe federata e atjeshme tashmë ka përgatitur një ofertë për të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.