Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Familjarët lajmin e kuptuan nga mediat” – Si vdiq 65-vjeçari në Mitrovicë?

Gazeta10
10 January 2023 - 22:49

Vdekjen e 65-vjeçarit në Qendren e Shurdhmemecëve në jug të Mitrovicës, familjarët e kuptuan përmes mediave.

Ka raportuar direkt nga kjo Qender, gazetarja e Kanal10, Gentiana Gashi në Prime Time.

“Ndodhemi në Qendren e Shurdhmemecëve në jug të Mitrovicës, ku gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja jete një 65-vjeçar. Sipas policisë, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion, ndërsa Prokuroria e ka “cilësuar vrasje e rëndë”. Ndërsa, familjarët siç kemi folur me ta, lajmin e kanë marrë vesh përmes mediave. Këtu ku ndodhemi ne, pranë qendres ajo është e mbyllur dhe dritat e saja janë të ndaluara”, tha gazetarja Gashi. /Gazeta10

Për këtë ngjarje Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 65-vjeçari që është gjetur pa shenja jete të martën në Mitrovicë, dyshohet se është vrarë.

Madje, policia rastin po e cilëson si vrasje të rëndë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.