
Manchester United ka arritur të sigurojë gjysmëfinalen e Kupës Carabao, pasi mposhti Charltonin në terrenin vendës me rezultat të pastër 3:0. Kalimin tutje e siguroi edhe Newcastle, duke mposhtur 2:0 Leicesterin.
Ten Hag mund të buzëqesh, pasi ky fillim i vitit ka nisur mjaft mirë për skuadrën e tij, e veçanërisht në ndeshjet e kupave të vendit.
“Djajtë e Kuq” sonte arritën ta sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës Carabao, pas një fitore me rezultat minimal kundër Charltonit.
Çasti vendimtar në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Antony shënoi një gol mahnitës nga jashtë zona e rreptësisë, duke lënë të shtangur portierin mysafir.
Goditja e sulmuesit brazilian ishte teknikisht e përsosur, saqë nuk i la asnjë mundësi portierit rival që të reagonte në kohën e duhur për ta pritur atë.