Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shkarkohet presidenti i Federates Franceze të Futbollit

Gazeta10
11 January 2023 - 14:50

Koomiteti ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, në mbledhjen e sotme ka vendosur të shkarkojë Noël Le Graët nga detyrat e tij si president i Federatës Franceze të Futbollit.

Philippe Diallo , nënkryetar i organizatës, do të jetë ushtrues detyrë në këtë pozitë.

Në fillim, deklarata e tij se nëse Zidane do e merrte në telefon për t’i kërkuar pozicionin e trajnerit të kombëtares së “gjelave” dhe se Le Graet nuk do ia hapte telefonatën, bëri që shumë yje të futbollit të replikojnë atë dhe të mbajnë anën e Zidane.

Më pas, një tjetër situatë e rëndë ndodhi kur Sonia Soudi, një agjente futbolli në Francë, deklaroi gjatë një interviste se Le Graet e ka ngacmuar disa herë seksualisht. Kjo gjë i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.