
Marcus Rashford po kalon në formë jetësore me Manchester United.
Sulmuesi anglez ka bërë paraqitje fantastike me ‘Djajtë e Kuq’ në ndeshjet e fundit, ku është shndërruar në lojtarin kyç të repartit ofanziv të kësaj skuadre.
Forma e tij e mirë kohëve të fundit ka bërë që kryesia e klubit anglez ta bëjë prioritet rinovimin e kontratës me të.
Rashford pëlqehet shumë edhe nga trajneri Erik Ten Hag, i cili pas ndeshjes kundër Charlon Athletic ka deklaraur se anglezi është lojtar kyç i ekipit dhe nuk do të largohet nga ‘Old Trafford’.
Kontrata aktuale e Rashford skadon në vitin 2024, dhe United tashmë raportohet se kanë nisur punën për t’I ofruar atij një kontratë të re afatgjate.
25-vjeçari këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistimë në 25 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.
Rashford ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të ‘Djajve të Kuq’, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2016.
Përveç Rashford, Unitedi është në bisedime për të rinovuar kontratën edhe me gardianin David De Gea, mirëpo nuk është arritur asnjë marrëveshje.