Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Liderët e opozitës arrijnë në Ambasadën Amerikane për takimin me Chollet

Gazeta10
11 January 2023 - 16:57

Tre liderët e opozitës tashmë kanë arritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë në një takim me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Pas takimit me krerët e shtetit, Chollet pasditen e së mërkurës po zhvillon takim me krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

Chollet opozitën do ta takojë i shoqëruar nga Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet sot u takua edhe me krerët e shtetit, kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.