
Anëtari i Kryesisisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka vlerësuar në Prime Time në Kanal10 se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mund të jetë kompromis i vështirë për Kosovën e Serbinë.
Sipas tij, Kosova për ta siguruar njohjen e pavarësisë së saj, duhet ta pranojë marrëveshjen e Asociacionit, pasi e njëjta sipas tij, është edhe zotim ndërkombëtar, shkruan Gazeta10.
“Asociacioni mund të jetë kompromis i vështirë siç mund të jetë kompromis i vështirë pranimi dhe njohja e pavarësisë nga Serbia. Në këtë pikë mund të gjindet zgjidhja. Për ta siguruar njohjen nga Serbia, duhet të pranohet edhe marrëvehsja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ka një keqkuptim që i ka ndihmuar VV-ja sa ishte në opozitë. Ata krijuanë përshtypje që Kushtetuesja e ka rrëzuar tërsisht vendimin, por Asociacioni është obligim ndërkombëtarë i cili duhet të bëhet në frymën kushtetuese të Kosovës. Marrëveshja e 2015 ka derivuar nga marrëveshja e 2013, që çdo marrëvshje duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës“, tha Hamiti në Prime Time./Gazeta10