
Shërbimi Spitalor dhe Klinik dhe Universitar i Kosovës, njoftoi të enjten se pas analizimit të situatës së fundit në Klinikën e Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Rifat Brahimaj.
Në vendin e tij bëhet e ditur se është caktuar Shpejtim Shurdhiqi, raporton Gazeta10.
Rikujtojmë se javën e kaluar një operacion i rrallë i kryer në Kardiokirurgji mori vëmendje të madhe. Kushtrim Shala, kirurgu i cili e kreu operimin, e shpërndau atë në rrjete sociale si të suksesshëm, megjithatë pacienti vdiq më pas./Gazeta10