Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin

Gazeta10
12 January 2023 - 15:49

KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana. Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni.

Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje.

Më pas iu bashkua kampionit aktual të Shqipërisë, Tiranës tek të cilët luajti për një edicion.

Pas mbylljes së marrëveshjes me Tiranën, drejtuesit e klubit llapjan arritën ta bindin Bytyqin që të nënshkruaj për tri-vite dhe nga sot ai është bashkuar me ekipin në përgatitje dhe do jetë forcë shtesë për fazën defanzive të ekipit.

Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanelën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.