
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala në “Prime Time” ka folur rreth arsyejes se përse opozita sipas tij nuk guxon të kundërshtojë formimin e Asociacionit, raporton Gazeta10.
Shala ka dhënë dy arsye duke thënë se opozita janë vetë hisedarë në këto marrëveshje dhe se nuk kanë guxim e as fuqi të përballen me Kurtin.
“Partitë tjera edhe me deshtë nuk munden me reagu e me kundërshtu këtë marrëveshje sepse janë kapak edhe hisedarë në këtë marrëveshje. Marrëveshja e parë e 2013-tës ka qenë punë apo rezultat i PDK-së, gjithashtu marrëveshja e vitit 2015 e LDK-së në krye me Isa Mustafën. Tashmw kjo është arsyeja e parë që këto nuk reagojnë dhe e pranojnë heshtjen. Tjetra është se këto parti nuk kanë guximin e as fuqinë me u përballë me Kurtin, janë komplet nën hegjemoninë e Kurtit. Andaj këto parti bashkë me Qeverinë mundohen me na paraqit këtë marrëveshje si të mirë. Por kjo nuk është e mirë, sepse është marrëveshje ku Kosova ndahet në bazë të etnisë.”, ka thënë Shala.
Tutje, Shala ka thënë se është i papranueshëm Asociacioni për këtë parti me kompetencat që janë përmendur./Gazeta10