Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ushtria ukrainase thotë se po kryen kundërsulme në Soledar

Gazeta10
13 January 2023 - 8:28

Ushtria ukrainase ka njoftuar se po kryen kundërsulme në Soledar, një qytet lindor që ka qenë objekt i bombardimeve intensive ruse.

“Pas disa ditësh tërheqjeje, madje kemi bërë një përparim. Stacioni hekurudhor është i yni. Miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina”, njoftoi Brigada e 46-të e Ukrainës në Telegram, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.

Rusia po përpiqet të rrethojë Bakhmutin e afërt duke përdorur mercenarët e Wagnerit dhe personelin e rregullt ushtarak, tha në Telegram Hanna Maliar, zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.