Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Votimi për vizat hyn në agjendën e Parlamentit Evropian në muajin prill

Gazeta10
13 January 2023 - 11:30

Ditën e djeshme u mor edhe një vendim tjetër i rëndësishëm sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Komiteti për Drejtësi dhe Liri Civile i Parlamentit Evropian (LIBE), më 48 vota për, shtatë kundër dhe tri abstenime, votoi pro një çështje të tillë. 

Kosova po i afrohet edhe më shumë udhëtimit pa viza, derisa pas vendimit të sotëm, teksti i liberalizimit duhet të votohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

E ky votim siç duket do të ndodhë në fund të muajit mars ose në mes të prillit.

Më 29-30 mars ose në seancën e 17-20 prillit, Parlamenti Evropian pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët. Përmes një përgjigjeje me e-mail, kjo është konfirmuar për Radio Kosovën nga zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne.Kujtojmë se kosovarët pritet të udhëtojnë pa viza, më së largu më 1 janar 2024./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.