Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fajon të hënën në Kosovë, takon krerët e shtetit, në agjendë disa tema për diskutim

Gazeta10
13 January 2023 - 23:20

Kryediplomatja e Sllovenisë, Tanja Fajon, të hënë do të jetë për vizitë zyrtarë në Kosovë në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta10.

Tajon do të takojë presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca si dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ministrja Fajonova më pas të hënën do të bëjë vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë në kuadër të vizitave të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të vizitës, në të cilën ishte e ftuar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla-Schëarz, Fajonova do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriun, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti”, shkruan siol.net, trasnmeton Gazeta10.

Gjatë kësaj vizite pritet që të diskutohen disa tema ku përfshihen raportet mes dy vendeve si dhe zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe ato rajonale.

“Sipas ministrisë, vizita e ministrit të Jashtëm slloven në Kosovë ka për qëllim një rishikim të përgjithshëm të zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe intensifikimin e depërtimit të kompanive sllovene në tregun kosovar. Tema të rëndësishme të bisedimeve do të jenë edhe zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, situata në rajon dhe progresi i Kosovës në kuadër të lidhjeve euroatlantike”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.