
Këtë të shtune vdiq ushtari i UÇK-së, Cen Aliçkaj, raporton Gazeta10.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj, i cili tha se Aliçkaj ishte ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve.
“Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin! Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri”, shkroi Haradinaj./Gazeta10