Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Tahiri: Qeveritë shkojnë e vijnë administrata shtetërore duhet të mbesë

Gazeta10
14 January 2023 - 18:07

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke komentuar një njoftim të Gjykatës Kushtetuese sot për Kuvendin, ka thënë se qeveritë shkojnë dhe vijnë por administrata duhet të mbesë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është shumë inkurajues.

Më tej, ai ka thënë se qeveria ka vepruar me logjik të dominimit të numrave.

Tahiri ka thënë se nuk mund të ketë reformë në administratën shtetërore duke shkelur Kushtetutën.

Këtu keni postimin e plotë:

“Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë!

Njoftimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet, nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Gjykatës, është një lajm shumë inkurajues.

Ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karierës profesionale në shtet. Po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetushmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut!

E kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore duke shkelur kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.