
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës në Istog, kryetar i ri është zgjedhur Andi Xhuraj, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se me zgjedhjen e tij kanë përfunduar edhe aktivitetet e sotme të partisë që ai udhëheq.
Më tej, ai ka thënë se të rinjt atje do të përkushtohen që të punojnë për Istogun.
“Ju priftë e mbara”, ka thënë Krasniqi ndër të tjera.
Këtu keni postimin e plotë:
“Aktivitetet e sotme me Rininë Demokratike të Kosovës i përfunduam në një ambient të ngrohtë në mesin e të rinjve të Istogut, të cilët zgjodhën për kryetar Andi Xhurajn.
Të mbledhur rreth platformës së PDK-së për Rininë, Andi Xhuraj me të rinjtë e Istogut do të përkushtohen dhe do të punojnë për lagjen, komunitetin dhe qytetin e tyre.
Ju priftë e mbara!
#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10