
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 24-vjetorin e saj.
Përmes një postimi në Facebook, Zyra e BE-së ka thënë se kujtojnë dhe nderojnë viktimat, duke shtuar se e kaluara nuk mund të zhbëhet por që e ardhmja do të sjellë drejtësi e lehtësim.
“Sot shënohet përvjetori i 24-të i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe vajtimin të pangushëllueshëm. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja do të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim. Sot vajtojmë me Kosovën.”./Gazeta10