Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Xhaçka: Kujtimi i mijëra të vrarëve nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi

Gazeta10
15 January 2023 - 15:30

Ministrja për Evropën e Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka kujtuar sot masakrën e Reçakut të kryer nga ushtria serbe në Kosovë.

Xhaçka shkruan se sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë kërkon ende drejtësi dhe pajtim.

“Përkujtojmë sot me nderim 45 burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u masakruan në Raçak nga regjimi serb, në një akt të vrasjes së qëllimshme dhe pa dallim. Sot kujtimi i tyre dhe kujtimi i mijëra burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë në krime të tjera të panumërta të luftës të kryera nga regjimi serb në Kosovë 🇽🇰 kërkon ende drejtësi dhe pajtim. Por, gjithashtu shërben si një kujtesë e fuqishme se sa shumë i gjithë rajoni ynë duhet të punojë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqtë dhe me prosperitet, e qeverisur me një filozofi që refuzon mentalitetin e genocidit i cili ishte përgjegjës për masakrën në Reçak”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.