Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Çitaku nuk përmbahet: Kërkon përballjen e ambasadorit Berishaj me drejtësinë

Gazeta10
16 January 2023 - 12:30

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku përmes një shkrimi në Facbook i ka reagur ministrës së Jashtme, Donika Gërvallës lidhur me mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Çitaku ka thënë se shkarkimi nuk mjafton dhe se Berishaj duhet të vjen në Kosovë që të përballet me drejtësinë.

“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë.”, ka shkruar ajo.

Pak më parë në një konferencë shtypi, Gërvalla tha se nuk mundet të shkarkojë një ambasador vetëm për shkak fjalëve e spekulimeve pa pasur arsye faktike.

Gërvalla po ashtu njoftoi se ka biseduar sot me ambasadorin Berishaj dhe se ai ka kërkuar që të mbajë një konferencë shtypi për të u përgjigjur lidhur me këtë ngjarje.

Mediat sllovene dhe kroate kanë raportuar për përfshirjen e ambasadorit në një skandal financiar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.