Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina zyrtarizon transferimin e Dustin Thomas

Gazeta10
16 August 2022 - 13:21

Klubi i basketbollit Prishtina ka vazhduar me prurjet e reja në skuadër pak javë para se të nis stinori i ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti gjatë ditës së enjte ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit me kombësi amerikane, Dustin Thomas.

Amerikani është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitën alo-qendër.

27 vjeçari sitnorin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Ironit Naharia në Izrael.

Po ashtu, Thomas ishte zgjedhur edhe MVP i Ligës Ballkanike, ku luajti me një mesatare prej 15.6 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 2.5 asistimeve për ndeshje.

Ndërkohë, në kampionatin e Izrealit, ai ka pasur një mesatare prej 14.2 pikëve e 7.9 kërcimeve. Thomas, karrierë në Evropë ka bërë edhe në Francë, Finlandë e Qipro.

Përpos tij Prishtina në skuadër ka rikthyer edhe basketbollistin Dardan Berisha, si dhe ka ruajtur boshtin e skuadrës së stinorit të kaluar./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.