Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nurellari: Është e pabesueshme që Kurti nënçmon UÇK-në dhe glorifikon Ivanoviqin

Gazeta10
17 January 2023 - 11:15

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka thënë se është e pabesueshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e nëncmon UÇK-në dhe e glorifikon politikanin e vrarë serbë të Kosovës, Olivier Ivanoviqin, raporton Gazeta10.

Nurellari ka reguar pasi në akademinë përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut i është ndaluar marrja e fjalës Adem Ramadanit.

Më tej, ai ka thënë se Kurti e ka glorifikuar Olivier Ivanoviqin, një person që është shpallur fajtor nga gjykatësit e EULEX-it për spastrim etnik të shqiptarëve nga veriu i Kosovës.

Këtu keni postimin e plotë:

“Është e pabesueshme që kryeministri i Kosovës, në të njëjtën kohë nënçmon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke mos lejuar ish-luftëtarin e saj Adem Ramadanin që të marrë fjalën në akademinë përkujtimore me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut dhe njëherazi nga glorifikon Oliver Ivanoviqin i cili ka qenë i dënuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë periudhës 1999-2000.

Pra si mundet që një kryeministër i Kosovës nga njëra anë të nderojë njē person që është shpallur fajtor nga gjykatësit e EULEX-it për vrasjen dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu i Kosovës dhe ana tjetër të mos nderojë një veteran të UÇK-së në një ngjarje përkujtimore të viktimave të kriminelëve të luftës të ngjashëm me Ivanoviqin?!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.