Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pas paraqitjeve mjaft të mira, Roma i ofron Dybalas rinovimin e kontratës

Gazeta10
17 January 2023 - 13:23

Pas paraqitjeve të mira që po tregon me fanellën e Romës, drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar sulmuesit Paulo Dybala rinovimin e kontratës.

Mediat italiane bëjnë të ditur se negociatat mes palëve tashmë kanë nisur dhe Roma po insiston që Dybala ta rinovojë kontratën deri në vitin 2026.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2025, ndërsa me rinovimin e kontratës, Dybala do të ketë pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh.

29-vjeçari iu bashkua Romës para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin dhe brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në lojtarin kryesor të trajnerit Jose Mouirnho.

Në 16 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Dybala ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tri asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.