Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lajçaku e Esobari më 20 janar në Kosovë bashkë me këshilltarët nga Franca e Gjermania

Gazeta10
17 January 2023 - 16:37

Procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, do të sjell në Prishtinë e Beograd më 20 janar, sërish të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bashkë me dy diplomatët euro-amerikan, sipas burimeve të Gazetës10, në Prishtinë pritet të zbarkojnë edhe dy këshilltarët e liderëve të Francës dhe Gjermanisë.

“Shtyrja e futjes së Kosovës në agjendë, sipas burimeve, lidhet edhe me një vizitë të rëndësishme që pritet të ndodhë me datë 20 janar ku në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojnë në vizitë emisarët Escobar, Lajçak të shoqëruar nga këshilltarët e Francës dhe Gjermanisë”, ka thënë burimi.

Vizita e diplomatëve euro-amerikan, Escobar e Lajçak vjen pas takimit me ambasadorët e NATO-së më 9 janar, ku u diskutua për sigurinë në Kosovës, pas tensioneve të fundit në veri të Mitrovicës./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.