
Organizatori i koncertit të 17 Shkurtit të Elina Dunit, Kushtrim Dushi në emisionin “Pasdite” në Kanal10 ka bërë të ditur se tani më ka filluar rezervimi i biletave për koncertin.
Dushi ka thënë se numri i personave që do të kenë mundësi të jenë nën ritmin e këngës së Elina Dunit është 800 persona.
“Përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Është një lloj konkurrence sepse kemi një kapacitet prej 800 personave që kanë me pas mundësinë me shiju koncertin e Elina Dunit.”, ka thënë Dushi.
Tutje, Dushi i pyetur nga moderatorja se përse pikërisht kjo datë është zgjedhur për koncert nga Elina Dumi, ai ka thënë se kjo datë mund të jetë një pikë shtesë, por nuk është vetëm kjo arsye sepse sipas tij Elina është e mirë pritur çdo herë nga audienca shqiptare.
Elina Duni është një këngëtare dhe kompozitore shumë e vlerësuar, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe performancat emocionuese.
Më poshtë ndiqeni detajet e tjera të dhëna nga Dushi në videon e më poshtme.