
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Davos pritet ta takojë të dërguarin special të Bashkimit Europina për dialgoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.
Vuçiq do të vazhdojë edhe sot pjesëmarrjen në takimin vjetor në Davos.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të vazhdojë sot pjesëmarrjen në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe fillimisht do të takohet me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak”, shkruan Tanjug, trasnmeton Gazeta10.