Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrëzohet helikopteri në Kiev, vdes ministri i Brendshëm

Gazeta10
18 Janar 2023 - 9:50

Gjashtëmbëdhjetë persona janë vrarë, përfshirë ministrin e Punëve të Brendshme të Ukrainës, pasi një helikopter u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në lindje të kryeqytetit Kiev.

Dy fëmijë ishin mes të vdekurve dhe 10 të tjerë po trajtohen në spital, transmeton Gazeta10.

Përpos ministrit Denys Monastyrskiy, në helikopter ishin edhe 8 të tjerë në helikopter.

Zëvendësministri i tij i parë dhe sekretari i shtetit gjithashtu vdiqën pas rrëzimit të helikopterit në periferi të Brovary.

Një zjarr shpërtheu pranë kopshtit dhe fëmijët dhe stafi u larguan nga ndërtesa.

Ishte errësirë dhe mjegull në momentin e rrëzimit dhe raportet fillestare sugjerojnë se helikopteri goditi kopshtin përpara se të rrëzohej pranë një ndërtese banimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.