
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë seancës plenare në Kuvend ka thënë se Qeveria Kurti është e vetmja Qeveri e cila e mban në detyrë një ministre siç është ministrja Hajdari.
Sipas tij ministrja Hajdari duhet të largohet nga detyra pasi që nuk e ka deklaru pasurinë e saj, apo e ka fshehur.
“Asnjëherë në Kuvendin e Kosovës nuk ka pas ministër që ka qëndru në detyrë i cili është i denuar për mos deklarim të pasurisë”, tha ai.
Këtë standard po e vendos fatkeqësisht Qeveria Kurti, raporton Gazeta10.
Ai shton se ky nuk është skandali i vetëm i ministres Hajdari por ka me dhjetëra skandale të tjera të kësaj minister./Gazeta10