Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City planifikon rinovimin e kontratës me Julian Alvarez

Gazeta10
18 January 2023 - 12:25

Manchester City dëshiron që të rinovojë kontratën me talentin argjentinas, Julian Alvarez.

Alvarez ka treguar formë mjaft të mirë dhe me paraqitjet e tij ka bindur trajnerin Pep Guardiola, i cili dëshiron që ta ketë atë në skuadër edhe për shumë vite të tjera.

Alvarez ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, por ‘Qytetarët’ dëshirojnë t’i ofrojnë atij një kontratë afagjate me kushte më të mira.

Alvarez erdhi te Manchester City në verën e kaluar nga River Platë, për shumën e 20 milionë eurove.

22-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 23 ndeshje me Cityn në të gjitha kompeticionet, prej të cilave ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Alvarez bëri paraqitje fantastike edhe në Botërorin e Katarit, ku me katër gola e një asistim arriti të ishte njëri nga lojtarët kryesore të Argjentinës në triumfin e tyre në këtë kampionat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.