
Fahro Alihodzic ka ndarë rrugët me klubin basketbollistik Bashkimi.
Basketbollisti bosnjak raportohet se ka ndarë rrugët me klubin nga prizreni për arsye personale.
Njoftimin për largimin e Alihodzoc, Bashkimi e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Fahro Alihodzic më nuk do të jetë pjesë e klubit tonë. Me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur kontratën me Fahron, i cili ka qenë pjesë e jona prej fillimit të sezonit. Klubi e falënderon Fahron për angazhimin dhe i dëshiron suksese të mëtejme në karrierë. Faleminderit Fahro”, thuhet në njoftimin e klubit.
Basketbollisti 208 centimetra iu bashkua Bashkimit para fillimit të këtij sezoni, ndërsa në 15 ndeshje të luajtura në elitën e basketbollit kosovar, ka pasur një mesatare prej 12 pikëve dhe 7 kërcimeve për ndeshje.
Bashkimi renditet në pozitën e pestë në tabelë në Prince Caffe Superligën e Kosovës, me tetë fitore e 10 humbje pas 18 ndeshjeve.