Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Asllani “show”, sulmuesja debuton me dy gola me Milanin

Gazeta10
16 August 2022 - 16:56

Aventura e sulmueses me origjinë shqiptare te Milan ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

33-vjeçarja realizoi dy gola në turneun që skuadra e Milan-it për femra po zhvillon në SHBA, në Woman’s Cup, me skuadrën italiane që triumfoi 3-1 kundër Tokyo Verdy Beleza.

Të gjithë vëmendjen e mori Kosovare Asllani, autore e dy golave në këtë përballje, ndërsa shënoi edhe Martina Piemonte.

Ish-sulmuesja e Real Madrid e nisi sfidën nga stoli dhe pas pjesë së parë që u mbyll 1-0, Asllani realizoi dy herë në harkun e 23 minutave, 51′ dhe 85′.

Kosovare Asllani nis kështu aventurën te Milan dhe pritet që gjatë sezonit të marrë të gjithë vëmendjen te skuadra që drejtohet nga Maurizio Ganz.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.