Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

OVL-UÇK-së paralajmëron protestë për 17 Shkurt ndaj Gjykatës Speciale

Gazeta10
18 January 2023 - 20:24

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar se me gjasë, 17 shkurti, do të jetë ditë proteste, për dallim nga herët e kaluara ku festohej përvjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Klinakut, kjo për shkak të paralajmërimit se Gjykata Speciale, ka caktuar një seancë tjetër përgatitore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

”Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë”, ka shkruar Klinaku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.