
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në emisionin “Prime Time” ka folur rreth planifikimit të atentatit ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe tre deputetëve të LDK-së.
Zemaj ka thënë se motivet e këtij atentati janë puro politike sepse privatësisht “nuk kemi asgjë me akënd”.
“Gjithçka ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalur si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria. Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë i dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal. Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se pyetjen se përse duhet të eliminohen fizikisht pjesëtarët e LDK-së e kemi bërë edhe pas luftës e shpesh herë kur janë vrarë njerëzit e LDK-së, por lidhet me atë që ju pengojnë në aspektin politik.
Sot është raportuar për një atentat ndaj tre deputetëve të LDK-së dhe kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut./Gazeta10