Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

KB Vëllaznimi dhe Emmanuel Omogbo ndajnë rrugët

Gazeta10
19 January 2023 - 13:48

Basketbollisti nga Nigeria, Emmanel Omogbo më nuk është pjesë e Vëllaznimit.

Skuadra nga Gjakova të enjten ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme, dhe se Omogbo tani është lojtar i lirë.

Ai muaj më parë u rikthye te Vëllaznimi me bujë të madhe, por ka dëshpëruar me paraqitjet e tij tek ekipi nga Gjakova.

Në 10 ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën e Kosovës, Omogbo (203 cm), ka pasur një mesatare prej 10 pikëve dhe 7 kërcimeve për ndeshje.

Në ditët në vazhdim, Vëllaznimi pritet që ta zëvendësojë Omogbon me një tjetër lojtar të huaj.

Në pesë ndeshjet e fundit, Vëllaznimi ka regjistruar vetëm një fitore dhe zë vendin e gjashtë në tabelë me 25 pikë.

Ndeshjen e radhës, Vëllaznimi e luan këtë vikend në udhëtim te Golden Eagle Ylli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.