
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij, duhet përkujtuar përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.
“Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë”, ka thënë Karsniqi./Gazeta10