Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Familjarë, krerë të shtetit e të partive politike bëjnë homazhe para varrit të Ibrahim Rugovës

Gazeta10
21 January 2023 - 19:08

Raporti: Viola Korça/Kanal10

Në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, familjarë, krerë të shtetit, të partive politike e qytetarë të shumtë bënë homazhe para varrit të tij. Nga atje ata vlerësuan lartë kontributin e tij derisa thanë se do ta kujtojnë gjithmonë për qëndrimin intelektual e qasjen humaniste.

Familjarë, krerë të shtetit, të partive politike, akterë politikë e qytetarë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

Derisa vendosën kurora lulesh te varri i tij, presidentja Osmani e kryeministri Kurti thanë se Rugova ishte zë i kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Ata u shprehën se ish-presidentin Rugova e kujtojnë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore e qasjen humaniste.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku  tha se ish-presidenti Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptarë.

Ish-presidentin Rugova e kujtuan edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Homazhe në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, bënë edhe ambasadorë të shteteve tjera në Kosovë, ndër ta edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.