Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zlatan Ibrahimovic po konsideron pensionimin nga futbolli aktiv

Gazeta10
23 January 2023 - 17:54

Zlatan Ibrahimovic, i cili aktualisht luan te AC Milan, thuhet se ka vendosur që të ‘përshëndetet’ me futbollin aktiv pas përfundimit të këtij sezoni.

41-vjeçari është duke ‘vuajtur’ nga një lëndim në gju, i cili e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Shkaku i lëndimit, Ibraimovic do të mungojë në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Tottenham, dhe gjithashtu pjesëmarrja e tij në ndeshjen e dytë është në pikëpyetje.

41-vjeçari pritet që pas pensionimit të marrë rolin e ambasadorit te AC Milan.

Përgjatë karrierës të tij, Ibrahimovic ka luajtur dy herë: (2010-2012) dhe tash qëkur iu bashkua ekipit në verën ë vitit 2020.

Suedezi është 5 herë kampion i elitës së futbollit itlian, Serie A (3 herë me Interin dhe dy herë me Milan).

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar 510 gola në 862 ndeshje nw karrierwn e tij, me trofeun e UEFA Champions League që i mungon në kabinetin e tij të trofeve në nivel klubesh.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.