
Mesfushori kroat, Luka Modric thuhet se po luan sezonin e fundit me fanelën mbretërore, pasi që i skadon kontrata në fund të sezonit.
37-vjeçari i ishte bashkuar Real Madridit në verën e vitit 2012, dhe ka ‘djersitur’ këtë fanelë në 459 ndeshje.
Si lojtar i “Los Blancos”, Luka Modric ka fituar trofe me bollëk, ndër to 3 herë La Ligan dhe 5 herë Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, në vitin 2018, kroati kishte fituar edhe Topin e Artë, pas performancave në Kupën e Botës “Rusia 2018”. Gjatë atij turneu, Modric kishte fituar edhe çmimin “Lojtari më i mirë” i turneut.