
Ministria e Financave ka reaguar pas komenteve të shumta rreth ngritjes së çmimit të tatimit mbi pronën e paluejtshme, raporton Gazeta10.
Në një reagim në Facebook, Ministria ka sqaruar se e ka bërë një vlerësim të pronave, duke shtuar se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.
MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.” – shkroi ai./Gazeta10