Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drenicës i zhbllokohet merkatoja, vërshimet problemi i radhës për klubin

Gazeta10
24 January 2023 - 13:33

Pas një periudhe jo të mirë të klubit KF Drenica, ditë të mira për skuadrën nga Skenderaji po vijnë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet drejtori sportiv i kësaj skuadre, Taulant Dajaku.

Dajaku për Kanal10, ka deklaruar se merkatoja e skuadrës është zhbllokuar dhe tani do tentojnë të konsilidojnë skuadrën sa më mirë të jetë e mundur.

“Klubi është zhbllokuar kemi bërë gjithçka që është dashurë sado që tashmë kemi qenë në vështirësi dhe gjithçka tjetër edhe nga fatkeqesia natyrore qe ka goditur qytetin”, tha fillimisht ai.

Tutje Dajaku gjithashtu konfirmoi se për shkak të reshejve të fundit në Skenderaj, klubit iu janë shkaktuar demë të mëdha që pritet të vështirësojnë edhe më shumë punët e klubit.

“Bashkë me kuvendin komunal që është pronar i klubit dhe me sponzorët që i gjenden klubit të bëjm të mundur zhbllokimin nga borxhet e prapambetura nga viti 2020-2021 dhe po tentojmë të bëjm maksimumin për të vazhduar pergatitjet për sezonen e re sado që tashmë jemi në një situatë të veshtirë edhe pershkak te dëmëve kolosale që na janë shkaktuar nga verrshimet”, përfundoi Dajaku.

 Drenica e mbylli stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në futboll në pozitën e shtatë me gjithsej 20 pikë të grumbulluara./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.