Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Denzel Dumfries në radarin e Real Madrid

Gazeta10
25 January 2023 - 10:20

Mbrojtësi i Inter, Denzel Dumfries është duke u ‘shënjestruar’ nga klubi spanjoll, Real Madrid për një transferim të mundshëm gjatë verës, me Dani Carvajal që po ka probleme me lëndime gjatë këtij sezoni.

Inter e vlerësojnë holandezin në një shumë prej 40 milionë eurove, me 26-vjeçarin që ka kontratë deri më qershor të vitit 2025.

Dumfries i ishte bashkuar Interit në verën e vitit 2021 nga ekipi holandez, PSV Eindhoven për rreth 14 milionë euro.

Me Interin, Dumfries është dy herë fitues i Superkupës së Italisë (21/22, 22/23) dhe një herë fitues i Kupës së Italisë (21/22).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.